

TURQI – Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka goditur Turqinë sot pasdite rreth orës 12:59 të pasdites. Dridhja u ndje në Stamboll, Bursa, Izmir dhe provincat përreth. Milliyet raportoi se sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave u regjistrua një dridhje me magnitudë 5.4 ballë, epiqendra e së cilës ishte distrikti Simav.
“Lëkundjet u ndjenë në Turqinë perëndimore, në orën 12:59 GMT, me një thellësi fokale prej 8.64 kilometrash”, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave “ tha AFAD.
Mediat lokale nuk raportojnë për viktima dhe as dëmë të mëdha materiale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






