

ITALI – Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar pasi mbante në maknë 27 kilogramë kokainë. Pas kontrollit të bërë nga policia, rezultoi që ai e kishte fshehur lëndën narkotike nën sediljet e përparme, si në anën e shoferit ashtu edhe në atë të pasagjerit. Brenda tyre kishte pasur 24 blloqe kokaine, me një total prej 27.60 kilogramësh, e cila dyshohet se po transportohej. Gjatë operacionit, u sekuestrua kokaina, automjeti i përdorur për transportimin e drogës dhe dy telefona.
Pas kësaj ai u arrestua dhe u dërgua në burgun Piazza Lanza në Catania. Grandangoloa grigento raportoi se gjatë momentit të arrestimit, shqiptari 47-vjeçar u shfaq i panikosur dhe tentoi të gënjente policinë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






