Transmetuar më 28-09-2025, 12:47

Banorët e gjashtë fshatrave të lumit të Vlorës protestuan për rrugën që lidh fshatrat e tyre me njëri-tjetrin.

Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.

Situata më e vështirë është gjatë dimrit, ku prezenca e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në këtë zonë.

Protesta ishte paqësore dhe pa incidente.

Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta, vargu i makinave në këtë fundjavë që tepër i gjatë, gjithsesi protesta përfundoi sapo banorët shprehën kërkesat e tyre, që ishte shtrimi i rrugëve të 6 fshatrave.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit