

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e premierës së Operas Traviatta në Teatrin e Operas.
Sopranoja e njohur Eva Golemi, është rrëzuar në skenën finale kur interpreton vdekjen e Violetës.
Vetë skena parashikonte rënien e saj në duart tenorit që interpreton Alfredon. Rënia e parakohshme e Violetës dhe mosreagimi në kohë i Alfredos ka sjellë dyshime për gjendjen e sopranos.
Për shkak të rënies, Teatri i Operas ka thirrur ambulancën që të shmangë dëmtime fizike të mëtejshme të mundshme të Golemit e cila është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme.
Pas vizitave, sopranoja rezulton të mos ketë dëme serioze. Mjekët i kanë rekomanduar Eva Golemit 10 ditë shkëputje nga skena për të mos krijuarë sforcim.
Për këtë arsye Golemi nuk do jetë në skenë për rolin në vijim të netëve rë shfaqjes së premierës.
Noa.al mori një informacion zyrtar nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe mësoi se gjendja e Evës është e stabilizuar. "Nga informacionet që kemi, sopranoja është pak më mirë", tha në një prononcim për noa.al, Alma Zeneli nga TKOB. Ajo shtoi se sopranoja është aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.
Noa.al u përpoq të marrë një prononcim edhe nga sopranoja Eva Golemi, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk mori një përgjigje. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






