Transmetuar më 28-09-2025, 11:21

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Salari të Tepelenës.

Burimet bëjnë me dije për BW, se ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij.

Sipas burimeve, policia u rikthye në vendngjarje për të gjetur gëzhojën. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë. Person i tretë në ngjarje, ka qëlluar me plumb.

Policia e Gjirokastrës liroi mbrëmjen e së shtunës personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Mes të liruarve janë edhe pjesëtarët e familjes Barçe. Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit