Transmetuar më 28-09-2025, 10:10

TIRANË – Një 48-vjeçar i cili shiste kokainë dhe mbante sende të paligjshme është arrestuar sot nga policia. Gjatë kontrollit policia i gjeti lëndë narkotike e cila dyshohet të jetë kokainë, një armë të ftohtë dhe një municion luftarak. Policia ka sekuestruar objektet, ndërkohë që mbi 48-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit