Transmetuar më 28-09-2025, 07:31

Policia e Gjirokastrës liron personat e shoqëruar për ngjarjen e Salarisë, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi.

Mësohet se lirimi i personave të shoqëruar si të dyshuar fillimisht është bërë për mungesë provash.

Sipas burimeve jozyrtare ka qenë një person i jashtëm. Ai që ka qëlluar drejt dy automjeteve dhe që ende është në kërkim nga policia.

Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave në vendngjarje duket se kanë zbardhur rrethanat e ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe ngriti disa hipoteza dhe pista hetimi.

Pritet që policia të dalë me një komunikatë të plotë ku të sqarojë detaje mbi ngjarjen e ndodhur në Salari të Tepelenës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit