

Lezhë – Fund i dhimbshëm për një grua në Lezhë pasi gjeti vdekjen në moshë ende jo të thyer duke e zënë korrenti.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.
Ajo tha se shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






