Transmetuar më 27-09-2025, 13:05

Hetimet për vrasjen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë, kanë marrë një tjetër drejtim pas ekspertizës mjeko-ligjore dhe kapjes së një personi kyç.

Raportohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e një goditjeje, që i ka shkaktuar gjakderdhje fatale.

Biznesmeni dhe personat qe e shoqeroni kishin udhëtuar me dy makina, një “Land Rover” dhe një “Volkswagen”, që u gjetën nga policia në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit