Transmetuar më 27-09-2025, 07:28

Vritet me armë zjarri një shtetas italian në Salari të Tepelenës. Ai është identifikuar si Eduardo Sarchi.

Shtetasi italian po udhëtonte me makinë bashkë me disa persona të tjerë, kur një person u ka dalë përpara me armë dhe ka qëlluar drejt tyre.

Automjeti ka vazhduar rrugën me shpejtësi, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona.

Policia ka shpallur në kërkim njl person si autor të dyshuar dhe ka ngritur postblloqe, por nuk jep identitetin e tij. Paraprakisht raportohet për një burrë nga Vlora.

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit