Transmetuar më 26-09-2025, 22:50

KOSOVË- Ata që dikur lanë gjithçka pas, familjen, shtëpinë për të luftuar për lirinë e Kosovës, sot e gjejnë veten duke pritur për një strehë mbi kokë pas premtimeve që bëhen në prag fushatash elektorale.

Në njërën prej tyre, në vitin 2013, Imri Ahmeti, kryetari i Komunës Lipjan, iu premtoi se do ta ndërtonte lagjen e veteranëve të UÇK-së. Premtimet ishin të qarta: Komuna e Lipjanit do tu siguronte banesa, si një formë minimale mirënjohjeje për shërbimin e tyre.

Por çfarë ndodhi në realitet pas këtij premtimi?

Karpuzi, është po i njëjti burrë, që para se më shumë se dy dekadash doli në vijën e frontit për të mbrojtur vendin e tij. Por sot realieti i tij është krejt tjetër, i gënjyer nga institucionet dhe i lënë në një listë pritjeje pavarësisht kontributit të tij.

Veterani i UÇK ndjehet i keqardhur për besimin e dikurshëm që kishte tek kryetari aktual i komunës. Banesa ka ndarë por banesa nuk kemi marrë sepse mesa duket, preferencat kanë qenë të tjera.

Këtë na e përforcon edhe kryetari i veteranëve në Lipjan, Avni Sinani. Një akuzë e drejtpërdrejtë që implikon rëndë kryetarin, që supozohet se ka luajtur me kujtimin dhe dinjitetin e vetëranëve.

Ajo që dëgjojmë nga kreu i veteranëve të Lipjanit është një akuzë e rëndë për të cilën duhet të ndërhyjnë institucionet ligjzbatuese. Por ka edhe një akuzë tjetër edhe më të rëndë, që nëse vërtetohet e implikon kryetarin e Lipjanit.

Kryetari na shmangu gjatë gjithë kohës, pa na sqaruar asgjë, dhe me refrenin e përsëritur që jemi të paguar. Ndërkohë që me sa duket personi që paguan për të blerë përkrahje është vetë ai.

Është e qartë se kryetari Ahmeti harron diçka thelbësore.

Veteranët e UÇK nuk janë numra në një listë përfitimesh. Ata janë heronjtë që mbajtën mbi supe një luftë. Prandaj pyetja jonë është e thjeshtë: A mund të nëpërkëmben ata që sakrifikuan gjithçka për vendin?

Të nderuar veteranë, ne po presim që me të njëjtin guxim që patët në luftë, të denonconi hapur atë që ka ndodhur me ju në këto vite.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit