Transmetuar më 26-09-2025, 19:51

Berat, 26 Shtator 2025 – Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Poliçan–Berat, në afërsi të Urës së Vodicës.

Sipas informacioneve paraprake, Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në Berat, ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.

Nga përplasja e fortë, Vrushaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët, Alban Elezi, 36 vjeç, dhe Gisi Shehu, 37 vjeç, janë plagosur rëndë.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, janë dërguar me urgjencë drejt një spitali në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit