Transmetuar më 26-09-2025, 19:37

Berat, 26 Shtator 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është regjistruar rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Poliçan–Berat”, në vendin e njohur si Ura e Vodicës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit