

Përplasja e një makine me një motor me 4 rrota ka shkaktuar humbje fatale duke i marrë jetën një djali të ri dhe duke lënë të plagosur një tjetër.
Ngjarja ndodhi në Qungur të Pejës, Kosovë, raporton noa.al. Viktima është Eldion Kelmendi. I ndjeri ishte vëllai i Gjestit që u bë i famshëm me praninë e tij në Big Brother VIP Kosova dhe më tej në Big Brother VIP Albania. Këtë të fundit, reperi Besaet Kelmendi, Gjesti e fitoi.
Aksidenti ndodhi në orën 14, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë.
I plagosuri, me inicialet K.B, banor i fshatit Terboviq, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nën ndërhyrje mjekësore në spitalin e Pejës.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, duke konfirmuar aksidentin, tha: “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






