Transmetuar më 26-09-2025, 13:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga një aktivitet në Aruba, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i bërë thirrje atij të japë dorëheqjen.

Berisha deklaroi se kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të zhvillojë, sipas tij, takime apo të dërgojë delegacione qeveritare për negociata me kartele dhe klane ndërkombëtare të drogës, të cilat janë shpallur organizata terroriste.

“Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë. Ju kujtohet kur tha se mali i Tiranës është i Sali Berishës. Ja që doli kujt i përket mali i Tiranës. Ndaj jam këtu për t’i thënë Edi Ramës: jep dorëheqjen! Ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s dhe që ka hapur negociatat me BE, ndërkohë që zhvillon takime me kartelet e drogës,” u shpreh Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit