Transmetuar më 26-09-2025, 10:59

Elbasan, 26 shtator 2025 Një ngjarje e rëndë u regjistrua në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, ku një konflikt i çastit mes dy shtetasve përfundoi me plagosjen e njërit prej tyre me thikë. Policia njofton se, pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Elbasanit ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin Xh. S., 29 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se 29-vjeçari, gjatë një debati për motive të dobëta me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur këtë të fundit me thikë. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprimet e mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit