Transmetuar më 26-09-2025, 09:32

Klevis Lleshi ishte vetëm 24 vjeç kur në gusht 2020 i morën jetën. Atë e rrëmbyen, e vranë dhe më pas e varrosën dhe u zhdukën në drejtim të paditur.

Kaluan më shumë se dy vite derisa trupi i të ndjerit u gjet. Kaluan dhe 3 vite të tjera derisa ngjarja deri diku të zbardhet.

Prokuroria e Posaçme thotë se e ka zbardhur vrasjen e 24 vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u gjet i pajetë i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Raportohet se SPAK ka firmosur 4 urdhër-arreste për persona që dyshohet të jenë përfshirë në ngjarjen e rëndë kriminale.

Aktualisht rezulton i arrestuar orët e fundit, një prej 4 të dyshuarve.

Hetimet sugjerojnë se Aurel Hoxha, pronar i lokal Monopol, dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit. Më herët më 2012, ishte vrarë vëllai i Aurelit, Agim Hoxha.

Si nisi krimi makabër.

Më 5 gusht 2020 familja u shqetësua për faktin se nuk po kontaktonte dot me djalin e tyre Klevisin. Ata kërkuan ndihmën e policisë që u angazhua në kërkime për gjetjen e tij.

E ëma e Klevisit vuri gishtin në hasmërinë e përgjakshme që kishte me familjen Hoxha, hasmëri që dyshohet se ka marrë tashmë 4 jetë njerëzish, ndërkohë që vazhdon të jetë edhe një i zhdukur që në 2017 dhe gjithashtu me një person të dënuar.

Historia duket se nisi në Londër, duke precipituar në Burrel, atje ku u vranë dy vëllezër dhe u zhdukën dy djemtë e tyre.

Në dhjetor 2020 në fshatin Shpërdhet u bë me dije se disa mbetje kockore të një njeriu kishin dalë në sipërfaqe. Atëherë u njoftua se eshtrat u dërguan për identifikimin dhe vetëm më 6 shkurt 2023 u tha se i përkasin Klevis Lleshit, pasi ADN-ja kishte përkuar me adn e familjes së tij.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi kishte nisur dhjetë vite më herët. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në 2013 në.një pritë në vendin e quajtur “Pujkë”. Pak vite më vonë u vra dhe xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë në Burrel.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit