

Barcelona ia del ndaj Real Oviedos, duke marrë një fitore të çmuar 1-3 në transfertë, madje me përmbysje.
Vendasit ndëshkuan katalanasit me një gol mjaft të bukur në të 33-tën minutë, me anë të Reina. Ekipi i Flick u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe përmbysi llogaritë me Garcia dhe Lewa. Goli i sigurisë mban firmën e Araujo.
Barcelona është në vendin e dytë me 16 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid kryesues. Oviedo është në vendin e 18-të me 3 pikë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






