Transmetuar më 25-09-2025, 22:30

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një i ri me makinë ka përplasur një të moshuar në lagjen nr. 4. 71-vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”, automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin M. P., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin I. D., 71 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit