Transmetuar më 25-09-2025, 16:05

IZRAEL – Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk do ta njohë shtetin palestinez dhe se do të denoncojë udhëheqësit e vendeve perëndimore që kanë njohur si shtet të pavarur Palestinën.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, unë do të flas të vërtetën tonë, të vërtetën për qytetarët e Izraelit, të vërtetën për ushtarët tanë të IDF dhe të vërtetën për vendin tonë”, tha Netanyahu

Duke iu drejtuar OKB-së, Netanyahu e quan njohjen e Palestinës kapitullim të turpshëm. Çështja e një shteti palestinez dhe njoftimet për njohjen e një shteti të tillë në ditët e fundit nga vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja dhe Portugalia, pritet të dominojnë takimet e Netanyahut me udhëheqës të tjerë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe takimin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington të hënën.

Times of Israel raportoi se para se të hipte në aeroplan, Netanyahu shtoi se ai dhe Trump do të diskutonin gjithashtu mundësitë që janë krijuar si rezultat i luftës në Gaza, luftës ajrore 12-ditore të Izraelit me Iranin në qershor dhe konflikteve të tjera ushtarake, duke përfshirë perspektivën e përmirësimit të marrëdhënieve me vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

“Në Washington, do të takohem për herë të katërt me Presidentin Trump dhe do të diskutoj me të mundësitë e mëdha që kanë sjellë fitoret tona, si dhe nevojën tonë për të përmbushur qëllimet e luftës, kthimin e të gjithë pengjeve tona, mposhtjen e Hamasit dhe zgjerimin e rrethit të paqes që është hapur pas fitores historike në Operacionin lion në ngritje dhe fitoreve të tjera që kemi arritur”, tha Netanyahu.

Kryeministri tha fakti që shumë shtete e kanë njohur Palestinën, nuk i detyron ata të bëjnë të njëjtën.

“Kapitullimi i turpshëm i disa udhëheqësve ndaj terrorit palestinez nuk e detyron Izraelin në asnjë mënyrë. Nuk do të ketë shtet palestinez.” tha Netanyahu.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit