Transmetuar më 25-09-2025, 13:16

GJERMANI – Deputetja gjermane, Hanna Steinmüller, mbajti fjalimin në parlamentin gjerman me foshnën e saj në një transportuese fëmijësh. Këtë veprim ajo e bëri ndërsa po fliste mbi buxhetin Ministrisë së Ndërtimit në parlamentin gjerman. Sipas Blue News Steinmüller shkroi në rrjetin social Instagram "Ditë e egër". Ndërsa parlamenti gjerman njoftoi në llogarinë e tij në Instagram se është hera e parë që një anëtare e parlamentit shfaqet me foshnjën e saj në seancën plenare.

"Për herë të parë sot, një anëtare e parlamentit qëndroi në foltoren e Bundestagut gjerman me foshnjën e saj", njoftoi parlamenti në llogarinë e tij në Instagram.

Presidentja e Parlamentit Julia Klöckner shkroi gjithashtu në në Instagram se deputeteja 32-vjeçare e ka zotëruar në mënyrë brilante seancën së bashku me foshnjën e saj.

"Nënë me një foshnjë dhe një sfidë për kujdesin ndaj fëmijëve? Hanna Steinmüller e ka zotëruar këtë në mënyrë brilante me fëmijën e saj.” shkroi Julia Klöckner.

Politikania e CDU-së shkroi se për këtë arsye ajo e konsideron të justifikueshme lejimin e foshnjave në sallën plenare në rrethana të caktuara.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit