

Monika Kryemadhi ka reaguar pas një seance gjyqësore që lidhet me hetimet ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Ajo theksoi mungesën e avokatit të Metës në seancë, duke sqaruar se shkaku ishte një vizitë shëndetësore e planifikuar jashtë vendit.
“Nuk ishte pranishëm ish-presidenti. Ishin gjithë të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Kjo është një seancë tjetër. Edhe materialet voluminoze janë të mëdha, dhe kjo u lë më shumë mundësi avokatëve të njihen,” tha Kryemadhi.
Ajo kritikoi natyrën e akuzave ndaj saj dhe Ilir Metës, duke ngritur pikëpyetje mbi bazën ligjore të çështjes: “Po ju jap një pikë: Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv, si mund të ketë korrupsion pasiv?”, u shpreh Kryemadhi.
Duke paralajmëruar një ofensivë mediatike, ajo shtoi se shumë shpejt do të jetë e pranishme në të gjitha ekranet televizive për të ndjekur hap pas hapi zhvillimet e çështjes dhe për të debatuar publikisht: “Do të jem e hapur për të gjitha televizionet,” tha Kryemadhi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






