Transmetuar më 25-09-2025, 11:52

SHBA – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërkuar një hetim në atë çfarë ai e quan sabotim i trefishtë, gjatë vizitës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Trump ka pretenduar se një sërë aksidentesh teknike të cilat i kanë ndodhur kohët e fundit, ishin të qëllimita dhe synonin ta mininin atë. Aksidentet përfshijnë ndalimin e shkallëve lëvizësë, dështimin e teleprompterit dhe probleme me audion.

"Një turp i vërtetë ndodhi dje në Kombet e Bashkuara. Jo një, jo dy, por tre ngjarje shumë të këqija!" tha Trump në një postim në Truth Social.

CNN raportoi se gjatë fjalimit të tij ai tha se ka marrë nga SHBA-ja dy gjëra, një shkallë lëvizëse e keqe dhe një teleprompter i keq.

"Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara: një shkallë lëvizëse e keqe dhe një teleprompter i keq." Tha ai.

Ndërkohë që edhe Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, deklaroi se ka nisur një hetim i plotë për këto ngjarje.

“Sekretari i Përgjithshëm informoi Misionin e Përhershëm të SHBA-së se ai kishte urdhëruar tashmë një hetim të plotë dhe përcolli se OKB-ja është e gatshme të bashkëpunojë me transparencë të plotë me autoritetet përkatëse të SHBA-së për këtë çështje për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi incidentet e përmendura nga Shtetet e Bashkuara.” deklaroi zëdhënësi i Dujarric.

Pakënaqësitë e vogla të presidentit pasqyrojnë armiqësitë e tij të përgjithshme ndaj organit ndërkombëtar, efikasitetin e të cilit ai e vuri në dyshim vazhdimisht këtë javë.

“Së pari, shkallët lëvizëse që ngjiteshin në Katin Kryesor të Fjalimeve u ndalën me zhurmë.Është e mahnitshme që unë dhe Melania nuk ramë përpara në skajet e mprehta të këtyre shkallëve të çelikut, me fytyrën përpara. Vetëm se secili prej nesh po e mbante fort parmakun, përndryshe do të kishte qenë një katastrofë. Kjo ishte absolutisht sabotim.” tha Trump.

Administrata dhe OKB-ja kanë debatuar se kush ishte përgjegjës për problemin e vogël teknik. Trump tha se do t’i dërgonte një letër udhëheqjes së OKB-së, ndërsa bëri thirrje për një hetim dhe ruajtjen e kasetave të sigurisë nga shkallët lëvizëse. Ai vuri në dukje se Shërbimi Sekret i SHBA-së është i përfshirë në situatë.

"Kjo nuk ishte rastësi, ky ishte sabotim i trefishtë në OKB. Ata duhet të turpërohen nga vetja. Po i dërgoj një kopje të kësaj letre Sekretarit të Përgjithshëm dhe kërkoj një hetim të menjëhershëm.” tha në fund Presidenti.

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha s4e ka dërguar kërkesa zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në lidhje me vështirësitë teknike.

"Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kërcënime për sigurinë ose dinjitetin tonë në forumet ndërkombëtare, ne presim bashkëpunim të shpejtë dhe veprim vendimtar", shtoi ambasadori në një seri postimesh në X, duke pasqyruar tonin e presidentit. "Këto lëshime janë të papranueshme dhe simptomatike të një institucioni të prishur që paraqet rreziqe serioze për sigurinë dhe mbrojtjen." tha Waltz.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit