

Durrës, 25 Shtator 2025 – Në foto është Valbon Beqiraj, 51 vjeç i gjetur i masakruar me thikë në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 24 shtator, rreth orës 19:30, u raportua për një trup të pajetë në një banesë në lagjen nr. 12. Viktima është identifikuar si V. B., i njohur edhe me emrin M. B., rreth 51 vjeç.
Ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka konstatuar shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës, konkretisht me thikë, çka dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së 51-vjeçarit.
Autoritetet sqarojnë se grupi i posaçëm hetimor ka nisur menjëherë një sërë veprimesh të thelluara hetimore, që vijojnë ende, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.
Policia bën me dije se, në përfundim të hetimeve paraprake, do të ketë një komunikatë të plotë dhe të detajuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa forcat e rendit janë angazhuar në marrjen e dëshmive, sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë dhe veprime të tjera hetimore.






Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






