

Ndeshjet e Europa League dhuruan emocione të mëdha. Roma triumfon 1-2 ndaj Nices, në ndeshjen e luajtur në Francë.
Golat e Ndicka dhe Mancini i dhuruan fitoren italianëve, ndërsa goli i Moffit në krahun tjetër, shërbeu vetëm për statistikë.
Spikat barazimi 2-2 i Betis ndaj Nottingham, ndërsa Braga-Feyenoord përfundoi 1-0.
Arbër Hoxha ishte protagonist me asist te Dinamo Zagrebit, në suksesin 3-1 ndaj Fenerbahces. Freiburg kaloi 2-1 Basel, Malmo-Ludogorets u mbyll 1-2 dhe Crvena Zvezda-Celtic përfundoi 1-1.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






