

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit, herë pas – here shoqëruar me erë të fortë.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 4 – 5 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






