Transmetuar më 24-09-2025, 19:58

TIRANË- Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është takuar ditën e sotme me pasardhësin e tij, Elis Halili. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dredha uroi Halilin për marrjen e detyrës dhe shprehu besim të plotë në kapacitetin e Halilit dhe ekipit të tij.

"Me bindjen dhe besimin që do të bëjë më të mirën për qytetin, i uroj Elisit dhe gjithë ekipit, punë të mbarë në mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Vlorës së bukur!" shkruan Ermal Dredha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit