Transmetuar më 24-09-2025, 15:43

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur të marrë të pandehur kryetarin e bashkisë së Kolonjë, Erion Isai, bëjnë të ditur burime nga SPAK, raporton noa.al.

Mësohet se Isai akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.

Bashkë me aktorin e dikurshëm janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të rangut më të ulët të bashkisë së Kolonjë. Të gjashtë akuzohen edhe për falsifikim dokumentesh.

Bëhet fjalë për tenderin e ujësjellësit të Ersekës si dhe për tenderin e rrugës që lidh Korçën me Ersekës, një pjesë e të cilës u shkatërrua shpejt.

Më herët në janar Isai u paraqit në SPAK, për herë të dytë pasi ishte thirrur edhe vitin e kaluar./noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit