Transmetuar më 24-09-2025, 13:32

Pa u bërë 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, në selinë e kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me katër nënkryetarët e bashkisë dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Në takim, ishte edhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, që është njëherësh kandidate zyrtare për zgjedhjet e pjesshme për Tiranën.

Nuk dihet me saktësi se për çfarë u fol, por mendohet se organizimi i këtyre zgjedhjeve mund të jetë tema kryesore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit