Transmetuar më 23-09-2025, 20:20

Itali- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se do të organizohet një mocion që do të vendosë për njohjen e shtetit të Palestinës.

Megjithatë, sipas Kryeministres Meloni, do të ketë dy kushte për njohjen e shtetit palestinez.

Duke folur me gazetarët në margjinat e OKB në Nju Jork, Meloni tha se dy kushtet janë lirimi i pengjeve dhe përjashtimi i Hamasit nga çdo proces qeverisës brenda shtetit.

Edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një fjalim të mbajtur në New York gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Çështjes Palestineze, theksoi se Kroacia duhet të njohë shtetin palestinez, duke e konsideruar këtë si një të drejtë të pamohueshme dhe jo një shpërblim politik.

Ai u shpreh se mbështet këtë hap dhe se vendimi do të merret nga qeveria dhe parlamenti kroat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit