

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut. Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino e cila tha se vendimi për shkarkimin e veliajt është imponuar nga nevoja urgjente e Tiranës për të pasur një drejtues në krye të punëve.
Urdhëri për shkarkimin e Veliajt u dha fillimisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, ku ai shpalli si kandidate për drejtimin e bashkisë Ogerta Manastirliun.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






