

TIRANË- Këshilltarja e PD, Ilda Zhulali ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës ku po diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt. Zhulali theksoi se Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën. Zhulali shtoi gjithashtu se Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shkak të aferës 5D, dosje e zezë e korrupsionit formulë mashtrimi i ndërtuar nga Veliaj dhe drejtorët.
Zhulali: Veliaj është gjallë, nuk ndodhet sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat, jam e kënaqur që sot mori shijen e gjellës që ka gatuar ndër vite, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek e përshëndesim. Vendimi që keni sjellë është i vonuar dhe i paplotë. Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën. Veliaj duhet shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, duke shkelur ligjin për inceneratorin, vepër që s’u ndërtua kurrë për të cilin kemi paguar qindra milionë euro. Veliaj duhet të ishte shkarkuar për shkak të aferës 5D, dosje e zezë e korrupsionit formulë mashtrimi i ndërtuar nga Veliaj dhe drejtorët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






