Transmetuar më 23-09-2025, 15:21

SHBA – Një incident i pazakontë i ka ndodhur Presidentit Macron gjatë vizitës së tij në SHBA. Makina e Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia e Nju Jorkut në mënyrë që ti siguronte rrugën për kalim Presidentit Trump.

Economic Times raportoi se episodi ndodhi menjëherë pas fjalimit të Macron në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ai njoftoi zyrtarisht njohjen e Shtetit të Palestinës nga Franca.

Ngatërresa nxori në pah raportin joformal midis dy udhëheqësve, pavarësisht sfondit serioz diplomatik të takimit në OKB. Më vonë autokolona e Trump u pastrua përfundimisht dhe rruga u hap vetëm për këmbësorët, duke e detyruar Macron të vazhdonte bisedën e tij në këmbë.

“Merreni me mend, po pres në rrugë sepse po kaloni ju” i tha Macron, Presidentit Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit