Transmetuar më 23-09-2025, 13:19

Në sallën e gjyqit që po zhvillohet sot në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë” ka patur përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë, Erion Alibej dhe Nuredin Dumani.

Shkak është bërë momenti kur Alibej po përmendte Dashnor Dumanin si të përfshirë tek masakra e Bradasheshit, ku u vra vëllai i tij Endrit Alibej, daja dhe një shtetas turk.

Teksa Erjon Alibej po fliste për ngjarjen, vrasësi me pagesë Nuredin Dumani u ngrit në këmbë duke iu drejtuar me fjalët, ‘ky është mashtrim, mos e përmend më’.

Alibej tha se Nuredin Dumani e kishte mohuar përfshirjen e Dashnor Dumanit në këtë krim, duke qenë se e kishte vëlla dhe prandaj nuk kishte qenë i sinqertë.

“Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bëj atë gabim mos e permend më”, ka ngulmuar sërish Dumani, ndërsa trupi gjykues ka vendosur që të nxirret jashtë sallës së gjyqit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit