Transmetuar më 23-09-2025, 11:15

Një 15-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen prej tre ditësh.

Denoncimin e rastit në Polici e ka bërë babai i adoleshentit i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të birin.

“Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit