Transmetuar më 22-09-2025, 23:20

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me doza të forta ironie procesin që po zhvillohen në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një video nga një seancë gjyqësore ku shfaqet një dëshmitar duke rrëfyer për përfshirjen e tij në vjedhje gjatë kohës së luftës.

Në përshkrimin e videos, Rama ka shkruar krahas videos: “Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit…”

Në pamjet e publikuara, dëshmitari Agim Idrizi, rrëfen episode që nuk lidhen drejtpërdrejt me krime lufte apo akuzat kryesore që rëndojnë mbi të pandehurit në Hagë, por përshkruan ngjarje të natyrës ordinere, si vjedhja e druve apo zhdukja e bagëtive.

“Po u kanë puna për dy kuaj dru, i kam vjedhur në mal. Mu këput sharra, të kam kallëzu njëherë, edhe i kam ngarkuar ato drutë, ishin kanë pa çekiç. S’më kanë dashtë mua si Agim. Ka më kanë paveshur ata kanë kupë. E ka mbjellë tokën kallamboq. Këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, humbnin lopët pa shenjë. Edhe mua ma kanë vjedhur mëzatin e një lopë”, shprehet dëshmitari.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit