Transmetuar më 22-09-2025, 21:08

Gruaja varrosi nënën e saj në oborrin e shtëpisë për të marrë pensionin. Misteri me punëtorin nga Shqipëria dhe rrëfimi cinik i 62-vjeçares greke

Nën arrest në komisariatin e Thebës në Greqi, ishte sot 62-vjeçarja, drejtoreshë e një Qendre të Shërbimeve të Integruara (KEP), e cila dyshohet se ka varrosur nënën e saj në oborrin e shtëpisë, siç shihni foto, për të vazhduar të marrë pensionin e saj.

Më vonë pasdite u njoftua lirimi i saj. Arsyetimi pas vendimit për lirim pa kushte kufizuese është se dëmi për publikun nuk i kalon 120,000 euro.

Sipas burimeve policore, gruaja këmbëngul të dijë çfarë thuhet për të në media, pasi dyshon se ka dëgjuar emrin e saj në një edicion lajmesh televiziv brenda komisariatit.

Në të njëjtën kohë, informacione të tjera bëjnë të ditur se ajo ka dhënë edhe emrin e bashkëpunëtorit të saj. «Jani më ndihmoi ta varrosja, sepse kisha probleme ekonomike», mësohet se ka thënë.

Duke dhënë emrin e bashkëpunëtorit, kjo gruan që pretendon se ai nuk është më në vendin tonë sepse është i huaj". Bëhet fjalë për Janin një emigrant shqiptar, raporton noa.al duke cituar mediat greke. Shqiptari punonte ilegalisht në zonë në vitin 2023 kur ka ndodhur varrosja dhe fshehja e kufomës dhe dyshimet janë se gruaja ka shfrytëzuar faktin se ai ishte ilegal për ta përdorur që të realizojë planin e saj. Përdorje që mund tl jetë shpërblyer disi nga autorja.

E njëjta, sipas raportimeve, ka kërkuar të kontaktojë me avokatin e saj, si dhe me djalin e saj, i cili banon në Kretë.

Ndërkohë, një dëshmi tronditëse dha për ERTnews kryetari i komunitetit të fshatit Klidhi në Beoti, z. Takis Katerinis, lidhur me 62-vjeçaren.

«Sigurisht që e njihnim nënën e saj. Por kishim mbi dy vjet pa e parë. Të gjithë në fshat pyesnim se çfarë po ndodhte, ku ishte gjyshja», tha ai, duke shtuar: «Shumë herë e kishim pyetur. Përgjigjja e saj ishte gjithmonë e njëjta: “E kam në një institucion”. Na siguronte se ishte gjallë dhe se ndodhej në një qendër. Por të gjithë dyshonim se diçka nuk shkonte.»

Kryetari shpjegoi se banorët vendosën të ndërmerrnin veprime kur mungesa e të moshuarës filloi të bëhej gjithnjë e më shqetësuese.

Sipas informacioneve, një banor ose i afërm i të moshuarës bëri kallëzim në Prokurorinë e Thebës.

Lidhur me pozitën e 62-vjeçares, u theksua se «ajo ka qenë drejtoreshë në të paktën 4–5 KEP në zonë. I njihte mirë procedurat, përfitimet, pensionet. Dhe për këtë arsye arriti ta mbante të fshehtë këtë mashtrim për kaq kohë.»

Në fund, ai vuri në dukje se nuk ishin të njohura vështirësi serioze ekonomike në jetën e saj, që të justifikonin veprime të tilla. «Nuk mendoj se kishte probleme të tilla. Për këtë arsye të gjithë jemi të tronditur. Nuk na e kap mendja.»

Edhe pse e bija pretendon se nëna e saj vdiq nga shkaqe patologjike në vitin 2023, banorët e zonës thanë se nuk e kishin parë atë për të paktën pesë vjet. Ajo vetë i ka thënë policisë se e ëma kishte vdekur nga shkaqe patologjike në vitin 2023, diçka që nuk është sqaruar për policinë, prandaj priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

E akuzuara pranoi se vazhdoi të merrte përfitimet e nënës së saj, ndërsa raportoi se një burrë i huaj, për të cilin gruaja pretendonte se ishte larguar nga vendi, e ndihmoi të varroste nënën e saj në stallë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit