Transmetuar më 22-09-2025, 20:49

Ndalim në Fier për mashtrim online – Finalizohet operacioni “XUEX”

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e Prokurorisë së Fierit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “XUEX”.

Në kuadër të këtij operacioni është ndaluar shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç, i dyshuar si organizatori kryesor i skemave mashtruese piramidale online për zonën e Divjakës.

Policia e Shtetit thekson se ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara për të goditur aktivitetet kriminale në fushën online, me synim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Po ashtu, Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare në faqe dhe aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë mund të raportohet pranë strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit