Transmetuar më 22-09-2025, 17:25

PALESTINË – Hamasi i ka drejtuar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ku i kërkon garanci 60-ditore në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mban. Protothema raporton se sipas rrjetit televiziv izraelit "Channel 12", Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, por mendohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim. Katari ka ngrirë negociatat e armëpushimit, për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas planit të Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit. Katari pret një kërkesë falje nga shteti izraelit, që më pas të rifillojë rolin e tij në ndërmjetësim.

Egjipti aktualisht po shmang marrjen e një roli të pavarur ndërmjetësimi, duke marrë parasysh se roli i Katarit është thelbësor dhe se çdo proces duhet të vazhdojë bashkërisht. I njëjti diplomat arab vëren se Hamasi ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në negociata, duke cituar një letër të re që organizata po përgatit, në të cilën do të paraqesë një propozim për një armëpushim me faza, të cilin synon t’ia dërgojë edhe Donald Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit