Transmetuar më 22-09-2025, 15:41

37-vjeçari me iniciale S.M është paraqitur në spital i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Vlorës. Si pasojë e të shtënave me armë një persona ka mbetur i plagosur. Bëhet me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Vlorës.

37-vjeçari me iniciale S.M është paraqitur në spital i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit