Transmetuar më 22-09-2025, 13:48

KËLCYRË – Njerku polic i cili abuzoi seksualisht 16-vjeçaren bashkë me dy shantazhuesit janë lënë në burg nga Gjykata e Gjirokastrës. Njerku punonjës policie dyshohet se kanë abuzuar seksualisht për tre vite me të miturën nga Këlcyra.

E njëjta masa sigurie është dhënë për dy shantazhuesit Isa Pasho dhe Kristian Prifti si edhe për Artur Agon, i cili është shpallur në kërkim nga policia dhe dyshohet se ndodhet në shtetin grek. Ago dhe tre personat e tjerë janë arrestuar për veprat penale të ngacmimit seksual me të mitur dhe kanosje.

Avokatët e të arrestuarëve kërkuan ulje të dënimit, me justifikimin se ata nuk përbëjnë rrezik të lartë për shoqërinë. Ngjarja u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga Artur Ago. Ndërsa miqtë Kristian Prifti dhe Isi Pasho 46 dhe 27 vjeç shantazhuan Agon duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar një video në një emision investigativ.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit