

Në përgjigjen e dërguar ditën e sotme Veliajt, thuhet se nëse nuk arrin dot që të jetë i pranishëm në mbledhje, atëherë mendimet dhe komentet e tij, mund ti dërgojë me shkrim në Këshillin Bashkiak
TIRANË- Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje kërkesës së kryetarit të arrestuar të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për të qenë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij. Në përgjigjen e dërguar ditën e sotme Veliajt, thuhet se nëse nuk arrin dot që të jetë i pranishëm në mbledhje, atëherë mendimet dhe komentet e tij, mund ti dërgojë me shkrim në Këshillin Bashkiak
Pjesë nga përgjigjia:
Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






