Transmetuar më 22-09-2025, 10:57

KAMËZ – Dy të rinj janë arrestuar sot në Kamëz, pasi iu gjetën disa doza kokaine. Në pranga kanë rënë 35-vjeçari Florin Pepkolaj dhe Edison Stambolli, 36 vjeç. Ata u kapën në Valias ku gjatë kontrollit të automjeteve të tyre u gjetë lënda narkotike të cilat u sekuestruan nga policia.

Njoftimi i Policisë

Kamzë/Goditen 2 raste të shitjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza. Arrestohen 2 autorët. Sekuestrohen dozat e lëndës. Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshëmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen.

Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit:-F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës narkotike Kokainë, të gatshme për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit