Transmetuar më 22-09-2025, 10:05

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme. Kjo thirrje vjen me qëllim që të plotësohen karriget bosh të anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme, në mënyrë që ato të nisin punën. Sipas njoftimit të Kuvendit, konferenca e Kryetarëve do të mbahet në orën 11:00.

Thirrja për mbledhjen e krerët të grupeve parlamentare vjen vetëm pak ditë, pasi Partia Demokratike depozitoi një shkresë për dorëheqjen e Peleshit. Pasi ky i fundit në seancën e fundit plenare mbajti sjellje të njëanshme në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u dhënë fjalën demokratëve.

Ndërkohë PD i ka caktuar drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca, por këto emra nuk janë votuar pasi opzita nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend. Gjithashtu në seancë plenare janë miratuar vetëm emrat e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të komisioneve nga radhët e socialistëve, ndërsa me plotësimin edhe me anëtarë këto komisione bëhen plotësisht funksionale

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit