

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar momente nga përkujtimorja e Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të Turning Point USA, i cili u vra më 10 shtator në Utah.
Berisha shkruan se Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga “Institute for Liberty and Heritage”, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm.
“Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm”, shkruan Berisha në Facebook.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





