Transmetuar më 21-09-2025, 19:07

VORE – Ka përfunduar ndeshja mes Vorës dhe Flaumurtarit, e mbyllur me shifrat 1 – 0 për “Blutë”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Da Silva Rodrigues përmes penalltisë në minutën 13’.

Ky finalizimi i shpejtë i dha qetësin e nevojshme Vorës për të menaxhuar rezultatin dhe siguruar 3 pikët. Pjesa e dytë ishte më “luftarake”, por që nuk ndikoi në rezultatin final.

Në totalë u regjistruan 9 kartonë të verdhë, tregues i një ndeshje të ashpër. Pas 4 javësh Superiore, Vora numëron 7 pikë, ndërsa Flamurtari “dergjet” në vendin e parafundit me vetëm 2 pikë.

Ndfërkohë Dinamo nuk ka arritur të triumfojë as këtë javë, duke u ndalur në barazim pa gola ndaj Bylisit në ndeshjen e javës së 4-t të Superiores. Një sfidë e luftuar deri në fund nga ekipi kryeqytetas. Në pjesën e dytë të sfidës, Bylisi u gjend në inferioritet numerik pas një kartoni të kuq. Megjithatë, Dinamo nuk arriti as me një lojtar më shumë të shënojë gol.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit