Transmetuar më 21-09-2025, 18:58

SPANJE – Marash Kumbulla është pafat. Mbrojtësi i Kombëtares është dëmtuar sot, në ndeshjen që Majorka po luante me Atletiko Madrid.

Kumbulla la fushën e lojës në minutën e 36-të të sfidës në kampionatin spanjoll. Moment delikat për mbrojtësin, vetëm pak javë para sfidës vendimtare me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026.

25-vjeçari u huazua te Majorka dhe po rezulton me të vërtetë pafat. Menjëherë fitoi vendin e titullarit në La Liga ku spikati në sezonin e kaluar me Espanjolin, por tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit