Transmetuar më 21-09-2025, 09:04

Pas hënës së kuqe, qielli do të ofrojë një tjetër fenomen astronomik që do mund të shihet nga një pjesë e botës.

Të dielën do të mund të shihet eklipsi i pjesshëm të Diellit, i cili do të arrijë deri në 78% mbulim të diskut dhe do të jetë i dukshëm vetëm nga jugu i Zelandës së Re dhe disa zona të Antarktidës.

Sipas instituteve astronomike, fenomeni do të nisë në orën 19:29 dhe do të kulmojë në 21:41, ndërsa do të përfundojë rreth orës 23:53.

Në nivel global, magnituda maksimale e eklipsit pritet të arrijë në 0,855, që përkthehet në afro 80% errësim të Diellit. Në qytetin e Auckland në Zelandën e Re, eklipsi do të shfaqet në mëngjesin e 22 shtatorit, nga ora 06:10 deri në 08:04 sipas orës lokale.

Edhe pse nuk do të jetë i dukshëm nga Evropa dhe Shqipëria, fenomeni pritet të ketë vëmendje të veçantë nga qendrat kërkimore dhe platforma shkencore ndërkombëtare, duke u ofruar shikuesve një përjetim virtual të tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit