

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë sot “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap.
Qindra sportistë, profesionistë ose jo, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.Përmes një njoftimi, Policia Bashkiake njofton qytetarët që sot nga ora 08:00- 13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.
Segmentet e bllokuara për qarkullim: Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”) Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve) Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”) Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”) Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut) SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar: Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt) Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta) Ndryshimet në itineraret e linjave urbane: Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson” Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut” Linja 9 ➝ devijon në Qendër Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





