

ITALI – Juventusi nuk arriti t’i jepte vazhdimësi ecurisë perfekte në Serinë A, pasi u ndal në barazim 1-1 në transfertë ndaj Veronës, në ndeshjen hapëse të javës së katërt. “Bardhezinjtë” mbeten në krye të renditjes, në pritje të sfidës së Napolit kundër Pizës, të hënën. Skuadra e Sergio Conceiçaos kaloi në epërsi në minutën e 19-të. Pas një dyluftimi të fituar me Bernede, portugezi shmangu Serdar dhe nga kufiri i zonës lëshoi një goditje të saktë me të majtën, duke mposhtur portierin Montipò.
Megjithatë, Verona arriti të barazonte pak para pushimit. Në minutën e 44-t, pas një prekjeje me dorë të Joao Marios në zonë, gjyqtari akordoi penallti. Orban u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të parë në Serie A.
Në pjesën e dytë, Serdar mendoi se kishte përmbysur rezultatin, por goli i tij u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Di Gregorio u bë protagonist me dy pritje të rëndësishme ndaj Orban dhe Frese, ndërsa Vlahovic zhvilloi një ndeshje të zbehtë. Nga minuta e 83-të u aktivizua edhe Edon Zhegrova, por iniciativat e tij nuk u shpërmblyen me gol për Juvetusin. Ky rezultat i lë juventinët me një pikë të vetme nga përballja në Verona, duke u dhënë shansin rivalëve të afroheshin në renditje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





